Lajme
Vulin në listën e zezë të ShBA-së | Osmani përshëndet vendimin, por s’thotë asnjë fjalë për koordinimet e LVV-së me një tjetër serb “non grata” të Amerikës
Demokracia
19:56 | 11 Korrik 2023

Share:

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me sanksionet që ShBA-ja ia vuri Aleksandar Vulinit gjatë kësaj të marteje.

Osmani ka thënë se Vulin ka dëmtuar e kërcënuar paqen në rajonin tonë, shkruan Demokracia.com.

“Ai i shërbeu interesave malinje të Rusisë dhe krimit organizativ transnacional, duke minuar kështu reg. stabiliteti. Unë përshëndes SHBA-në për vendimin për ta sanksionuar atë”, ka shkruar Osmani.

Ndonëse e përshëndeti vendimin e SHBA-së, ajo nuk e tha asnjë fjalë që Qeveria Kurti dhe VV koordinohet me një tjetër serb “non grata” të Amerikës, Milan Radojçiqin, gjë që doli nga përgjimi i bisedave të shefes së grupit parlamentar të VV-së me Slavko Simiçin e Listës Serbe.

Të ngjashme