Lajme
Berisha: Militantët e VV-së koordinimin me Rajdojçiqin po e arsyetojnë me miratimin e Ligjit për Amnisti
Demokracia
13:12 | 11 Korrik 2023

Share:

Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar përgjimin e shefes se Grupit Parlament të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, ku dëshmohet koordinimi i partisë në pushtet me Listën Serbe.

Ai ka shkruar se militantët e VV-së koordinimin me Rajdojçiqin po mundohen me justifiku me miratimin e Ligjit për Amnisti, i cili është miratuar në vitin vitit 2013 në Kuvendin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Mashtrimi nuk kalon!

Trushpërlarët e sektit në pushtet, kordinimin me Rajdojçiqin dhe Listën Serbe, po mundohen me justifiku me miratimin e ligjit për Amnesti të vitit 2013.

Nëse atëher është bë kordinim për integrim të serbëve, për të ruajtur tërsin dhe sovranitetin e Kosovës ( kordinim i cili i ka kushtu asaj klase politike), sot për çfarë arsye bëhet kordinimi me serbët, për ta rreziku shtetin e Kosovës apo?

Ose thën me shqip, nëse në 2013 i është ra “thikë” Kosovës, patjetër duhet këtë gjë me bë edhe sot a?
Ku është ndryshimi këtu!!!
Poshtërsia ka emër=Albin.
Zafa

Të ngjashme