Lajme
Presidenti i Malit të Zi dhe Daçiq këndojnë në darkën e shtruar nga Vuçiqi
Demokracia
10:29 | 10 Korrik 2023

Share:

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq po qëndron në Serbi për një vizitë dyditore.

Ai ka mbërritur të dielën mbrëma në Serbi.

Ndërkohë, Jakov Milatoviq, presidenti i Malit të Zi dhe Ivica Daçiq, ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, kënduan në një darkë të organizuar nga Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë ka postuar në Instagram një videoklip nga darka, ku Milatoviq dhe Daçiq këndojnë në tavolinë.

“Një mbrëmje e bukur, me një këngë, me miqtë. – Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur në një darkë presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq.” – shkruhet në mbishkrimin e videos që ka publikuar Vuçiq.

Të ngjashme