Lajme
Policia arreston një rus, hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia
Demokracia
11:07 | 08 Korrik 2023

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një rus dje në Leposaviq, pasi i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Zërnosek, Leposaviq 07.07.2023-13:52. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull rus i cili me automjetin e tij kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngjashme