Lajme
Sot, bora dhe shiu do të dobësojnë intensitetin
Demokracia
10:41 | 11 Janar 2021

Share:

 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton, se situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe këtë javë.

Në fushat barike do të ketë luhatje me tendencë të rritjes, derisa në fushat termike pritet rënie në të dy vlerat ekstreme.

“Reshjet e shiut dhe të borës prej sot, e hënë, do të jenë me intensitet më të dobësuar. Sasitë e reshjeve më intensive, janë paraqitur në Dukagjin, kurse në juglindje dhe në lindje të vendit sasitë e reshjeve janë dyfish më pak”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës, parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Të ngjashme