Sot është bërë përurimi i fillimit të punimeve për 4 mijë e 100 metrave kanale të ujitjes në komunën e Junikut, raporton Gazeta Sinjali.
Ky projekt i cili është iniciuar nga kryetari i Komunës, Ruzhdi Shehu, pritet të përmirësojë infrastrukturën ujore për banorët e Junikut.
Këto kanale të ujitjes të funksionalizuara dhe efikase kanë një rëndësi të veçantë për zhvillimin e bujqësisë.
“Uji është një burim jetik për kulturën e tokave bujqësore, duke siguruar mbjellje të suksesshme dhe kujdesin e duhur për kopshtet, arat dhe livadhet. Këto investime do të përmirësojnë qasjen e fermerëve ndaj ujit, ndihmojnë në rritjen e prodhimit bujqësor dhe kontribuuan në krijimin e një ekonomie të qëndrueshme për komunën e Junikut. Kjo nismë ka potencialin për të përmirësuar kushtet e jetesës së banorëve lokalë dhe për të rritur kontributin e bujqësisë në zhvillimin e komunës”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Përurimi i fillimit të punimeve të 4100 metrave kanale të ujitjes Përurimi i fillimit të punimeve në kanalet e ujitjes.