Lajme
Çitaku: Vjosa Osmani ishte e zëshme ndaj shefave sa ishte në LDK, me Kurtin spo e çel gojën
Demokracia
19:39 | 01 Korrik 2023

Share:

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku ka folur edhe për rolin e presidentes Vjosa Osmani pas zhvillimeve të muajve të fundit në vend.

Çitaku na solli në mendje se Osmani ndaj ish-kryetarëve të partisë së saj kishte një gjuhë të ashpër, ndërsa ndaj Albin Kurtit nuk e çel gojën për asgjë.

“E kemi parë më herët zonjën Osmani të ketë qenë shumë e zëshme ndaj shefave të partisë së vet, ndërsa është tërësisht e heshtur në aventurat e kryeministrit Kurti”, tha ajo.

Dhe për zyrtaren e PDK’së kjo heshtje e të parës së vendit është e “frikshme”.

“Jashtëzakonisht zhgënjyese ka qenë sjellja e presidentes këto muajt e fundit, dhe heshtje e frikshme”, theksoi ajo.

 

Të ngjashme