ShowBiz
E vërteta e bluzës së Paris Hilton ku shkruhej ‘Ndalo së qeni i varfër’
Demokracia
14:45 | 05 Maj 2021

Share:

Paris Hilton për bluzën famëkeqe ku shkruhej “Ndalo së qeni i varfër”, thotë se është e rreme.

Përmes një video në platformën e shpërndarjes së videove “TikTok”, ajo shpjegon gjithçka rreth bluzës e cila bëri xhiron e rrjetit.

“Jam shumë e sigurt që e keni parë këtë foto timen me këtë bluzë, por un asnjëherë nuk kam veshur një bluzë me një shkrim të tillë”, nis Hilton videon duke treguar se fotoja është e edituar, shkruan Demokracia.com.

Ajo më pas shfaq një fotografi ku duket se çfarë në të vërtetë shkruhej në bluzë.

“Ndalo së qeni i dëshpëruar”, është shkrimi i vërtetë i bluzës.

Paris Hilton: Infamous 'stop being poor' T-shirt is fake

“Mos besoni gjithçka që lexoni”, thotë Hilton duke përfunduar videon. /Demokracia.com/

Të ngjashme