Adriatik Kelmendi, gazetar dhe moderator i njohur, ka shkruar një status, në të cilën ka përshkruar situatën aktuale, me theks të veçantë marrëdhënien e trazuar të Kosovës me ShBA-në e BE-në.
Kelmendi ka shkruar se “jemi keq”, duke theksuar se Kosova po kërcënohet me sanksione nga kumbarët e shtetësisë së saj.
“Cinizmi nuk na nxjerr nga skëterra! Nihilizmi dhe oportunizmi na zhysin edhe më thellë!
Jemi keq! Kosova është ndër shtetet e rralla që po kërcënohet me sanksione serioze nga kumbarët e vetë shtetësisë, në krye me SHBA-në dhe shtetet kryesore të BE-së. Serbia ka pasë sanksione. Bjellorusia ka.” – shkroi ai.
Kelmendi, që dikur drejtonte televizionin Klan Kosova, shkroi tutje se i takon LDK-së të marrë iniciativë.
“Kushdo që mund të bëjë diçka që Kosova të del fitimtare duhet përkrahur. I takon secilit të japë kontribut. Çdo individ, çdo grup, çdo parti, kushdo që është pjesë e institucioneve, pushtet dhe opozitë.
I takon sidomos LDK-së, partisë më të vjetër në Kosovë të marrë iniciativë. Njëjtë siç i takon secilës parti tjetër. Nuk është kjo për të marrë merita, është për të dalë nga lloqi!” – shkroi tutje ai.
Ndryshe sot kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkroi rreth një nisme të tij të quajtur “Rruga e tretë”, e cila synon të nxjerr Kosovë nga konflikti me aleatët perëndimorë.