Një tjetër këngëtare, Kelsea Balerini u detyrua të ndalojë koncertin e saj në Boise, Idaho, të mërkurën pasi u godit në fytyrë me një objekt të hedhur nga dikush në skenë.
Artistja 29-vjeçare po performonte në Kopshtin Botanik të Idahos të mërkurën në mbrëmje, kur dikush hodhi diçka në skenë dhe e goditi në fytyrë.
Momenti u regjistrua dhe u postua në internet nga disa persona të tjerë të pranishëm në koncert.
Llogaria zyrtare e fansave të Ballerinit ndau një video të incidentit dhe lutet që të ndalohet hedhja e gjërave në skenë gjatë performancave, gjë që ka qenë prej kohësh një shqetësim për muzikantët gjatë dekadave, por së fundmi numri i lëndimeve të artistëve duket se është rritur ndjeshëm.
Në fillim të këtij muaji, Bebe Rexha po performonte në një shfaqje në Lower Manhattan, kur ajo u godit në fytyrë nga një celular dhe iu desh të merrte ndihmë mjekësore urgjente.
Pak ditë më vonë, ylli i popit, Ava Max u godit me shuplakë nga një burrë i paidentifikuar, i cili nxitoi në skenë gjatë performancës së saj në Los Angeles.
Menjëherë pas kësaj, Pink po performonte në Hyde Park të Londrës kur një fans hodhi në skenë një qese me hirin e nënës së ndjerë, duke e lënë Pink të shtangur dhe mjaft të shqetësuar