Lajme
​Sulmohet me shok-bombë një pikë kontrolli policor në veri
Demokracia
09:25 | 29 Qershor 2023

Share:

Një pikë statike (kontejnerë) e Policisë së Kosovës është djegur sot rreth orës 03:00 të mëngjesit tek tre rrokaqiejt në veri të Mitrovicës.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

“Po rreth orës 03:00 të mëngjesit është djegur pika statike e Policisë së Kosovës”, ka thënë Elshani.

Ai ka thënë se dyshohet se me një mjet piroteknik i kombinuar me lëndë djegëse është sulmuar një kioskë e Policisë, por që nuk ka të lënduar.

Policia është vënë në ndjekje, ndërkaq i dyshuari e ka ndaluar veturën dhe ka ikur në këmbë.

Të ngjashme