Miliona myslimanë në mbarë globin po festojnë Kurban Bajramin, një nga festat më të mëdha në kalendarin islamik.
E njohur si “Festa e Sakrificës”, kremtimi përkon me ritet e fundit të Haxhit vjetor në Arabinë Saudite.
Kurban Bajrami përkujton gatishmërinë e Profetit Ibrahim për të sakrifikuar djalin e tij Ismailin si një akt bindjeje ndaj Zotit.
Besimi thotë se Zoti e kurseu djalin duke vendosur një dash në vend të tij.
Dita shënohet me flijimin e një kafshe, zakonisht dhie, dele ose lope, dhe shpërndarjen e mishit midis fqinjëve, anëtarëve të familjes dhe të varfërve.
Më poshtë ua sjellim disa fotografi që tregojnë se si po festohet Kurban Bajrami, në disa vende në botë. /Telegrafi/
Fëmijët bashkohen me prindërit e tyre në lutjet e Kurban Bajramit në një zonë të hapur në qytetin e Gazës. [Mustafa Hassona/Anadolu]
Njerëzit grumbullohen në një treg përpara festës së Kurban Bajramit në lagjet e vjetra të Nju Delhit. [Arun Sankar/AFP]
Anëtarët e një familjeje myslimane filipinase para se të shkojnë në një xhami për faljen e Kurban Bajramit në Marikina City, Metro Manila, Filipine. [Lisa Marie David/Reuters]
Palestinezët festojnë ditën e parë të festës myslimane të Kurban Bajramit në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa, në qytetin e vjetër të Jerusalemit. [Ammar Awad/Reuters]
Myslimanët përqafohen me njëri-tjetrin pas lutjeve në ditën e parë të festës së Kurban Bajramit, në Bagdad, Irak. [Thaier Al-Sudani/Reuters]
Myslimanët falin namazin e Kurban Bajramit në Xhaminë e Dëshmorëve në Baku, Azerbajxhan. [Resul Rehimov/Anadolu]
Myslimanët mbërrijnë në xhaminë Mohammad Al-Amin për të falur namazin e Kurban Bajramit në Bejrut, Liban. [Houssam Shbaro/Anadolu]
Një vajzë mban një tullumbace teksa myslimanët indonezianë ndjekin lutjet e Kurban Bajramit në një fushë futbolli në Depok, Java Perëndimore, Indonezi. [Agoes Rudianto/Anadolu]
Njerëzit falin namazin e Kurban Bajramit në Beograd, Serbi. [Vesna Lalic/Anadolu]
Namazi i Kurban Bajramit mbahet në një xhami në Shkup, Maqedonia e Veriut. [Abdula Berisha/Anadolu]
Myslimanët mbërrijnë për të falur namazin e Kurban Bajramit në Xhaminë e Zagrebit në Kroaci. [Stipe Majic/Anadolu]
Njerëzit falin namazin e Kurban Bajramit në një xhami në Podgoricë, Mali i Zi. [Milos Vujovic/Anadolu]
Myslimanët luten jashtë xhamisë së Moskës, Rusi. [Alexander Zemlianichenko/AP]
Myslimanët marrin pjesë në lutjet në ditën e parë të Kurban Bajramit, jashtë xhamisë ikonike të Stambollit. [Foto Khalil Hamra/AP]
Një imam mban një predikim ndërsa muslimanët mblidhen për lutje për të festuar Kurban Bajramin, ose Festën e Sakrificës, në Nairobi, Kenia. [Foto Sayyid Abdul Azim/AP]