Emrat e lokacioneve të Kosovës në Apple Maps tashmë shënohen në gjuhën shqipe.
Dikur emrat e vendeve të Kosovës në Apple Maps shkruheshin në gjuhën serbe, por kjo ka ndryshuar.
Apple Maps ka rregulluar emrat e qyteteve dhe fshatrave të cilat tani janë në gjuhën shqipe, shkruan Demokracia.com.
Kjo ka ndodhur pas peticionit të anëtarëve të grupit në Facebook ‘Maniakë t’teknologjisë”.
Por nuk kanë ndryshuar të gjitha pasi, emrat e disa lumenjëve dhe liqeneve të Kosovës janë ende në gjuhën serbe dhe duket se po punohet që edhe ata të ndryshohen dhe të shënohen në gjuhën shqipe.
Kujtojmë se më herët Apple Maps nuk e kishte as emrin e shtetit të Kosovës në aplikacionin e saj, por ai u vendos pas një peticioni të bërë nga qytetarët e Kosovës. /Demokracia.com/