Lajme
Bujar Osmani i gëzohet lirimit të policëve të rrëmbyer, kërkon nga palët të pranojnë propozimin e OSBE-së
Demokracia
12:49 | 26 Qershor 2023

Share:

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmai, i cili njëherit është edhe në detyrën e Krysuesit të OSBE-së, ka përshënetur lirimin e tre policëve të rrëmbyer para mëse dy jave nga Serbia në territor të Kosovës, si dhe u ka kërkuar palëve që të zbatojnë propozimin e kësaj organizate për shtensionim të situatës në veri të Kosovës.

“Si kryesues i OSBE-së e mirëpres vendimin e Gjykatës serbe për të liruar tre policët kosovarë dhe u bëj thirrje palëve që të zbatojnë udhërrëfyesin për deeskalim dhe normalizim. OSBE është këtu për të mbështetur këtë proces”, ka shkruar Bujar Osmani në rrjetin e tij në Twitter.

Të ngjashme