Lajme
Haradinaj shkon te shtëpia e viktimave në Pejë
Demokracia
14:06 | 25 Qershor 2023

Share:

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar shtëpinë e viktimave të vërshimeve në Pejë.

Haradinaj u pa nga ekipi i Nacionales në vendngjarje derisa po vizitonte familjarët e dy viktimave të vërshimeve në Pejë.

Mirsada Ademaj me të birin e saj 5-vjeçar Dionin humbën jetën mbrëmë tragjikisht pas vërshimeve të tmerrshme në këtë qytet.

Më herët, z. Haradinaj ka shprehur tronditjen e tij dhe ka ngushëlluar familjen Ademaj.

“I tronditur pas vërshimeve në Pejë! Apeloj që qeveria, komuna dhe të gjitha institucionet përgjegjëse, të veprojnë me vendosmëri e seriozitet!” – kishte shkruar ai.

Nga vërshimet në Pejë kanë mbetur edhe persona të lënduar.

Të ngjashme