Lajme
Krasniqi: Qeveria t’i shfrytëzojë të gjitha kapacitetet logjistike e materiale për ta ndihmuar Pejën
Demokracia
13:28 | 25 Qershor 2023

Share:

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka ngushëlluar familjen por edhe të gjithë qytetin e Pejës për vdekjen e nënë e bir nga ky qytet, si pasojë e vërshimeve.

Krasniqi ka shkruar se në këtë moment është e rëndësishme që të gjithë të japin mbështetjen e parezervë për tejkalimin e kësaj situate.

“Ftoj edhe Qeverinë e Kosovës që të jetë aktive dhe të shfrytëzoj të gjitha kapacietet e saj logjistike e materiale, në ndihmë qytetarëve dhe institucioneve të Pejës në përballimin e kësaj fatkeqësie!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme