Futbollisti i talentuar, Leon Elshani ka arritur të transferohet në ligën elitare të Holandës, tek ekipi Fortuna Sittard.
18-vjeçari me origjinë nga Peja arriti këtë transferim pas një paraqitjeje të mirë.
Ishte menaxheri i tij, Shukri Asllani që njoftoi gjithashtu se përkundër që u ftua nga ekipi i Luksemburgut, ai nuk debutoi dhe është i hapur për Kosovën.
“Leoni është golashënues i spikatur dhe javë më parë ishte ftuar nga selektori i ekipit senior nacional të Luxembourg për ndeshje kualifikuese kundër Liechtenstein dhe Bosnia. Megjithatë deri tek debutimi nuk ka ardhur dhe kjo lë derën hapur për seleksionin e Kosovës që eventualisht Leoni të bëhet pjesë e tyre në një të ardhme te afert”, tha Asllani për Express.