Programeri ruso-kanadez zyrtarisht është shpallur miliarderi më i ri në botë.
Vitalik Buterin, 27 vjeç është një nga themeluesit e kriptomonedhës Etherum dhe arriti statusin e miliarderit pasi kjo monedhë u rrit të hënën mbi një çmim prej 3 mijë dollarësh, transmeton Demokracia.com.
Kriptomonedha nisi të funksiononte në vitin 2015 dhe ai ka 333 mijë monedha Ether, të cilat vlejnë 1 miliardë e 29 dollarë.
Ekspertët financiarë parashikojnë që vlera e kësaj kriptovalute do të rritet akoma më shumë në një të ardhme të afërt. Mbështetësit e kriptomonedhave kanë insistuar prej vitesh që Ethereum, Bitcoin dhe monedha të tjera virtuale mund të revolucionarizojnë botën e financave. /Demokracia.com/