Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Kalendarin Kombëtar Turistik të ngjarjeve kulturore, sportive dhe të traditës dhe aplikacionit të tij TEA (Tourism Events of Albania).
Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama tha se aplikacioni është i aksesueshëm përmes telefonit dhe i informon turistët në kohë reale.
“Faktikisht, me këtë aplikacion, ky kalendar bëhet tërësisht i aksesueshëm dhe nga ana tjetër i jep mundësi kujtdo që thjesht dhe vetëm përmes aplikacionit të jetë i informuar në kohë reale sipas vendndodhjes, për çdo mundësi që ka në një perimetër të caktuar, për të aksesuar muzeume, site arkeologjike, koncerte, teatër, performanca, festa të ndryshme dhe kështu me radhë. Nga ana tjetër, ne po punojmë për prekjen fizike në territor të një Shqipërie turistike që shfaqet duke zhvilluar për herë të parë një program të ri për artin në hapësirën publike, gjë që është ende në embrion, por kam shumë besim se hap pas hapi, do të jetë një vlerë e shtuar në ofertën tonë,” u shpreh Rama.
Për të mësuar më shumë mund të klikoni në linkun më poshtë:
https://albania.al/event/introducing-tea-national-calendar-of-tourist-events-and-its-application/