Lajme
Pas kërcënimit të hapur nga shefi i Wagnerit, zëdhënësi thotë se Putin është i informuar
Demokracia
22:49 | 23 Qershor 2023

Share:

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është në dijeni të situatës rreth themeluesit të kompanisë private ushtarake Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha sot sekretari për shtyp i presidentit rus, Dmitry Peskov.

“Presidenti Putin është informuar për të gjitha zhvillimet në lidhje me Prigozhin. Janë duke u marrë masat e nevojshme”, tha ai, transmeton RIA Novosti.

Më herët gjatë ditës së sotme, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se informacioni i rremë që po përhapet në emër të Yevgeny Prigozhin për “goditjen” në kampet e pasme të kompanisë mercenare “Wagner”, duke i cilësuar këto mesazhe “provokim informues”, transmeton Demokracia.com.

Mirëpo sot, Prigozhin akuzoi udhëheqjen ushtarake ruse për sulmin ndaj kampit ushtarak të Wagner, gjatë të cilit u vranë një “numër i madh” i ushtarëve të tij. Ai pretendon se Ministria ruse e Mbrojtjes mashtroi grupin Wagner dhe tha se “ata do t’u përgjigjen këtyre krimeve”, raportoi CNN.

“Ata na mashtruan fshehurazi, duke u përpjekur të na heqin aftësinë për të mbrojtur shtëpitë tona. Ne ishim të gatshëm t’i bënim lëshime Ministrisë së Mbrojtjes për të dorëzuar armët dhe për të gjetur një zgjidhje për të vazhduar mbrojtjen e vendit tonë. Por këta të poshtër nuk janë qetësuar”, tha Prigozhin në një mesazh zanor të publikuar në Telegram.

Ai deklaroi se dhjetëra ushtarë u vranë në sulmin në kampin Wagner dhe kërcënoi se mijëra ushtarë rusë do të ndëshkoheshin.

Siç kujton rrjeti televiziv amerikan, Prigozhin dhe Wagner luajtën një rol të rëndësishëm në luftën në Ukrainë dhe në maj themeluesi i asaj kompanie ushtarake njoftoi se trupat e tij kishin kapur Bahmutin në një përfitim të shtrenjtë dhe kryesisht simbolik për Rusinë.

Udhëheqësi Wagner ka debatuar vazhdimisht dhe publikisht me liderët rusë të mbrojtjes për mungesën e municioneve dhe pajisjeve të tjera, dhe në një moment ai regjistroi një video të tij duke qëndruar përpara atyre që ai pretendonte se ishin kufomat e luftëtarëve të tij.

Në një seri mesazhesh audio që ai publikoi në Telegram gjatë dy ditëve, Prigozhin intensifikoi kritikat e tij ndaj ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov, duke i akuzuar ata për fshehjen e “humbjeve shumë të rënda të Rusisë në front” nga Putini. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme