Ministria e Infrastrukrurës do të bëj subvencionimin e kilometrave brenda territorit të Kosovës për të gjithë operatorët e udhëtimit. Kjo është vendosur pas marrëveshjes së arritur sot me Shoqatën e transportit rrugor të udhëtarëve.
Kjo është bërë e ditur përmes një konference për media nga ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, raporton Demokracia.com
“Kjo kornizë parasheh subvencionimin për të gjithë operatorët e udhëtimit në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike. Ky është hapi i parë, pasi nesër do të kemi edhe një marrëveshje të parimeve dhe të hënën e dorëzojmë planin. Po asim për mbi 400 kompani të cilat operojnë në Kosovë, me mbi 6 mijë punëtorë. Do të diskutojmë mundësinë e pakos së ndihmës që do të shkojë përmes komunës”, tha ai.
Ndërkaq, Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Shoqatës së transportit rrugor e quajti lajm të mirë arritjen e kësaj ujdie.
“Ky kompensim do të bëhet për kilometra. Ne kemi qenë partnerë të Qeverisë për të gjitha çështjet. Është e domosdoshme që këto kompani të subvencionohen për kilometrat e bërë, në mënyrë që të mbijetojmë në kohë pandemie”, u shpreh ai.
Kujtojmë se ditë më parë Shoqata e transportit rrugor të udhëtarëve kërcënoi me greva nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre./Demokracia.com
LEXO edhe:
Shoqata e Transportit Rrugor të udhëtarëve paralajmëron greva e protesë