Lajme
Krasniqi takon të dërguarin e Erdoganit për Ballkanin Perëndimor, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë
Demokracia
17:14 | 23 Qershor 2023

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi ka pritur në takim, Sabri Demirin, kryekëshilltarin dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin të Presidentit të Turqisë, Recep Tayip Erdogan.

Krasniqi bëri të ditur se në takim është diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe në rajon, shkruan gazeta Online Reporteri.net.

“Ndër tjera, z. Demiri e urova për fitoren e Presidentit Erdoğan, duke i dëshiruar suksese të mëtejme në mandatin e ri.”, shkroi Krasniqi në Facebok.

“Turqia është shtet mik dhe partner tejet i rëndësishëm i Kosovës, ndihma e së cilës është gjithmonë e mirëseardhur për shtetin tonë.”, tha ai./Reporteri.net.

Postimi i plotë:

Të ngjashme