Lajme
Si i parapriu shefja e shërbimit sekret të Vetëvendosjes sulmit kundër Art Motion
Demokracia
15:17 | 23 Qershor 2023

Share:

Sulmit të dytë të pushtetit i parapriu, shefja e shërbimit sekret ilegal të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali. Detyra e saj është që krahas ushtrimit të pushtetit legal nga, Albin Kurti – si kryeministër, ajo të ushtrojë pushtet paralel ilegal në Republikën Demokratike të Kosovës. Më 20 qershor të këtij viti, Mihali i kishte paraprirë këtij sulmi.

Pas sulmit brutal dhe të pa precedentë kundër televizionit më të madh në Kosovë, Klan Kosova, u realizua sulmi i dytë kundër kompanisë më të madhe të transmetimit televiziv, Art Motion.

Sulmit të dytë të pushtetit i parapriu, shefja e shërbimit sekret ilegal të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali.

Detyra e saj është që krahas ushtrimit të pushtetit legal nga, Albin Kurti – si kryeministër, ajo të ushtrojë pushtet paralel ilegal në Republikën Demokratike të Kosovës.

Më 20 qershor të këtij viti, Mihali i kishte paraprirë këtij sulmi. Kishte thënë se, kjo ndërmarrje shtetërore serbe i ka blerë operatorët kabllorë Kopernikus, Radius Vektor dhe AVcom në Serbi.

“Kompania Art Motion e kishte autorizuar Llazar Alleksiq, shtetas serb që në emër e në llogari të tyre të raportojë, largojë videot, dosjet apo transmetimet e drejtpërdrejta”, kishte shkruar ajo në një postimin në Facebook, transmeton Paparaci.

Ajo kishte thënë se ky person aktualisht po i mbanë televizionin Klan Kosova dhe kompaninë Art Motion.

“Shumë i fortë zotëria Gojani që ka zgjedh për pronar Shkëlqim Devolli, edhe Klan Kosovën edhe Art Motion po i mban”, shkruante ajo.

Krejtësisht në këtë frymë është vendimi i Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK).

Të premten ndërkaq u bë publik vendimi se zëvendësdrejtoresha e ARBK-së, Lebibe Haliti, ka marrë vendim të shfuqizojë certifikatën e biznesit Kompanisë “Art Motion”.

Sipas këtij vendimi, ARBK-ja obligohet për zbatimin e këtij vendimi.

Në arsyetimin e vendimit ndër të tjera thuhet se “Art Motion” përbënë “kërcënim serioz ndaj sigurisë publike” të cilën e konsideron të dëshmueshme “përmes mohimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës” në regjistrim.

Në vendim thuhet se ky biznes ka për synim “lajthitjen e institucioneve të Republikës së Kosovës” përmes regjistrimit si investitorë i huaj për të gëzuar “të gjitha benefitet që sjellë legjislacioni në fuqi.

Aty, nuk përmendet asnjë fakt dhe vlerësim se si “cenohet siguria publike”, nga një transmetues kanalesh televizive dhe të internetit.

Nuk ka asnjë dokument të organeve të sigurisë, por është vetëm një vlerësim i Lebibes, që ushtron funksion publik falë lidhjes familjare me një deputet të pushtetit, Enver Halitit.

Para caktimit të saj në pozitën e drejtoreshës së ARBK-së, këtë pozitë mbante Pranvera Prestreshi. Ajo u shkarkua pasi vendosi ta anulojë vendimin për pezullim të certifikatës së biznesit.

Në vend të saj u caktua, Lebibja, motra e deputetit të Vetëvendosjes, e cila anuloi vendimin paraprak të zonjës Pranvera Prestreshi.

Krejt kjo situatë tashmë ka marrë dimension të sulmit më të madh të pushtetit kundër mediave të lira dhe të pavarura në Kosovë.

Asnjëherë deri tash, në asnjë rast dhe për asnjë arsye nuk ka ndodhur që pushtetit të provojë me çdo kusht dhe në mënyrë arbitrare të provojë të mbyllë media. /Paparaci.com

Të ngjashme