Lajme
Plagoset një person në Prishitinë
Demokracia
09:01 | 23 Qershor 2023

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është plagosur të enjten në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh thuhet se nga një veturë në lëvizje është shtënë me armë zjarri, ku si pasojë një mashkull është plagosur.

“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË/Prishtinë 22.06.2023 – 04:03. Është raportuar se nga një veturë në lëvizje është shtënë me armë zjarri, ku si pasojë viktima mashkull kosovar është plagosur nga të shtënat. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë lidhur  me rastin është njoftuar prokurori, rasati është duke u hetuar./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025