Gjykata në Prishtinë caktoi 30 ditë paraburgim për Dragisha Milenkoviqin, i cili u arrestua dje në shtëpinë e tij në fshatin Kishnicë afër Graçanicës, ka konfirmuar avokati i tij mbrojtës, Dejan Vasiq.
Siç ka thënë Vasiq, Milenkoviq do të transferohet në njësinë e paraburgimit në Podujevë, transmeton Demokracia.com.
Dragisha Milenkoviq akuzohet për krime të dyshuara lufte dhe arrestimi i tij dje nxiti serbët që të bllokojnë rrugën në Graçanicë dje dhe sot. /Demokracia.com/