Lajme
Memli Krasniqi: Shyqri Nimani do të mbetet përgjithmonë i lartësuar
Demokracia
13:38 | 22 Qershor 2023

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se me dhimbje e ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit dhe artistit tonë kombëtar, Shyqri Nimani.

Krasniqi ka thënë se Nimani ishte pionier i dizajnit grafik në Kosovë, njëri nga themeluesit e Departamentit të Dizajnit Grafik në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, si dhe kontribuues i madh në themelimin dhe zhvillimin e shumë institucioneve tona të artit.

“Në historinë më të re të shtetit të Kosovës, emri i Shyqri Nimanit do të mbetet përgjithmonë i lartësuar, si mjeshtri që shkroi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Të ngjashme