Lajme
Dëmtohet gypi i ujësjellësit te rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë, banorët mbesin pa ujë
Demokracia
18:14 | 21 Qershor 2023

Share:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se pasditen e së Mërkurës në qendër të qytetit në Prishtinë, në rrugën “Agim Ramadani”, është dëmtuar gypi i ujësjellësit me diametër fi 200 mm.

Sipas njoftimit, ky dëmtim ka ndodhur nga palë të treta, konkretisht nga kontraktori i Termokosit.

Tutje kompania njofton se pa furnizim me ujë të pijshëm mbeten banesat te rruga “Agim Ramadani”.

“Ekipet teknike janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e gypit”, thuhet në njoftimin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.

Të ngjashme