Lajme
Në Mitrovicën veriore shok bomba u hodh para kafenesë ku ishin deputetë të opozitës serbe, rasti nuk u raportua në Policinë e Kosovës
Demokracia
19:18 | 20 Qershor 2023

Share:

Një shok bombë është hedhur të hënën gjatë natës para një restoranti në Mitrovicën veriore, ku ishin ulur deputetët e opozitës në Serbi, Aleksandar Jovanoviq Çuta, Danijela Nestoroviq dhe Miroslav Aleksiq.

Siç shkruan portali serb Kossev, ata ishin ulur në kafenenë e Hotelit BB në atë qytet kur ndodhi ngjarja.

Përfaqësuesit e opozitës, Miroslav Aleksiq dhe Aleksandar Jovanoviq Çuta, kanë qëndruar sot në Zveçan, ku, siç thonë ata, kanë ardhur për të përkrahur serbët e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Ata theksuan se është momenti i fundit për zgjidhjen e problemit në veri të Kosovës.

Demokracia.com në lidhje me këtë raportim ka kontaktuar me zëvendësdejtorin e Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.

Ai ka treguar se nuk ka informacion për hedhjen e shok bombës gjatë mbrëmjes të së hënës.

“Policia e Kosovës nuk ka informacion për këtë rast.. Ky rast nuk është raportuar te ne.”, ka thënë Elshani.

Ai ka inkurajuar deputet serbë, nëse janë në Kosovë që ta raportojnë  rastin në organet e rendit.

“Ne i inkurajomë deputetet e Kivendit të Serbisë që ta raportojnë rastin në Policinë e Kosovë”, ka thënë tutje Elshani.

Të ngjashme