Lajme
VIDEO| Pamje nga nxjerrja e veturës në lumin Lepenci, e cila dyshohet të jetë e familjes kosovare
Demokracia
18:22 | 18 Qershor 2023

Share:

Ekipi i kërkim shpëtimit tani e disa orë është duke u munduar ta nxjerr jashtë lumit Lepenc veturën e gjetur e cila dyshohet të jetë e familjes kosovare e cila shkaku i një aksidenti dje ka rënë në këtë lum.

Në veturë ishin katër pasagjerë, njëri ndër ta ka arritur të shpëtojë duke kërcyer jashtë automjetit, ndërkohë që fati i tre të tjerëve ende nuk dihet.

Vetura u gjet vetëm 200 metra larg vendit të aksidentit, por deri më tani nuk dihet saktë se a është e familjes kosovare.

Këto janë disa nga pamjet ku ekipi i kërkim shpëtimit po mundohet ta nxjerr jashtë lumit veturën e cila dyshohet të jetë e familjes nga Kosova.

Të ngjashme