Lajme
Dërguti: Policët në paraburgim në Serbi, dhunë ndaj gazetarëve, Kurti si bijat në t’pame
Demokracia
22:30 | 16 Qershor 2023

Share:

Ish-deputetja e Vetëvendojes, Aida Dërguti, ka shkruar një status për ngjarjet e sotme në veri.

Përmes një postimi në Facebook, Dërguti ka komentuar ngjarjet e dhunshme të ditës, deri kryeministri Kurti është jashtë vendit.

“Tre policëve iu shqiptua sot masa e paraburgimit nga gjykata në Serbi. Gazetarët u rrahën në Leposaviq. KFOR-i na ka nxjerrë prej çadre e veç po kqyrë, FSK nuk ka të drejtë me dalë, policia s’po munet”, ka shkruar Dërguti.

“Ndërkohë, KM (lexo: Koordinatori i Mosmarrëveshjeve) ka shku dikah, si bijat n’t’pame. Opozita në gjumë. Sovrani n’mjegull. Ec e bjeri në fije çka po ndodh”, ka vazhduar me tej ajo.

Të ngjashme