Lajme
Kusari për vendimin e MINT: Përpjekje për ta mbyllur Klanin – mesazh për krejt mediat tjera
Demokracia
13:53 | 15 Qershor 2023

Share:

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka folur rreth vendimit të qeverisë për pezullimin e licencës së biznesit të Klan Kosovës.

Kusari tha se ky vendim është ndërhyrje flagrante në lirinë e shprehjes dhe lirisë së medies.

“I bashkangjitem reagimit të AGK-së, se është e paprecedentë në historinë e re të Kosovës të kemi një qeveri, siç është Qeveria Kurti që të përpjekjet e t’i mbyll mediat. Është përpjekje për ta mbyllur Klan Kosovën dhe për t’i dërguar mesazh të tjerëve se ‘kjo është ajo çfarë pritet t’iu ndodh në të ardhmen’”, tha Kusari.

Tutje, ajo tha se vendimi i qeverisë i lëshuar mbrëmë për pezullimin e licencës, është shumë i ngjashëm me vendimet që ajo i lexon rregullisht prej shteteve si Turqia, Rusia, Azerbejxhani, Hungari e Polonia.

“Është vendim që ka bazë të gabuar ligjore. E përmend një procedurë që në fakt nuk ekziston. Tek ne, legjislacioni nuk e njeh pezullimin e certifikatës së biznesit si procedurë. Pra, është një dokument politik, jo vendim juridik, i qeverisë së drejtuar nga kryeministri Kurti e Lëvizja Vetëvendosje, me qëllimin e vetëm, përpjekjen për ta mbyllur Klan Kosovën”, tha Kusari,

Të ngjashme