Lajme
“Gati për forca shtesë në Kosovë” – Lajçak informon NATO-n për veriun
Demokracia
10:25 | 14 Qershor 2023

Share:

Situata në veriun e Kosovës ka qenë temë debati edhe në selinë e NATO-s kur ambasadori Miroslav Lajçak, Përfaqësues Special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd takoi zëvendës Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s.

‘Selia e NATO-s, KFOR-i, aleatët si dhe Bashkimi Evropian dhe OSBE-ja kanë qenë të palodhura në përpjekjet e tyre për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe për t’i sjellë të dyja palët në tryezën e bisedimeve, në kuadër të dialogut të udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Beogradi dhe Prishtina”, tha Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm.

Ai shtoi se misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe vazhdon të veprojë në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1999.

Më 5 qershor 2023 NATO dërgoi trupat e saj përforcuese në Kosovë pas dhunës në komunat në veri të Kosovë, ku dhe u plagosën mbi 30 ushtarë të KFOR. Pjesën më të madhe të përforcimeve e përbëjnë 500 pjesëtarë të batalioni turk ndërkohë që në gatishmëri është caktuar dhe një batalion shtesë.

Të ngjashme