Lajme
E ftoi gjykata serbe për flamurin e Shqipërisë, Arifi: Veriu po reflekton në Luginë
Demokracia
18:31 | 12 Qershor 2023

Share:

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi deklaroi se është thirrur nga gjykata serbe vetëm pse vendosi flamurin kombëtar shqiptar në godinën e komunës.

Arifi për Euronews Albania u shpreh se ajo që po ndodh veri të Kosovës po prek drejtpërdrejtë Komunën e Preshevës.

Ai mohoi se ka dalë kundër legjitimitetit të kryekomunarëve shqiptarë në veri, por vetëm kundër veprimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pa u konsultuar me partnerët ndërkombëtarë dhe Qeverinë e Shqipërisë.

“Jam thirrur nga gjykata serbe për vendosjen e flamurit kombëtar në 28 nëntor në godinën e komunës. Efektet e asaj që po ndodh në veri po prekin drejtpërdrejtë në komunën e Preshevës”, theksoi ai.

Të ngjashme