Gjykata Speciale, e cila funksionon me ligj poashtu special, është treguar “e pa emocion”, ndaj datave të rëndësishme për popullin e Kosovës.
Meqenëse, ç’do ligj tjetër i Kosovës, bie para këtij ligji special, e neneve të përcaktuara aty, puna e Speciales nuk pushon as në festat zyrtare, e as në datat simbolike për Kosovën.
Gjykata Speciale këtë të hënë të 12 qershorit, kur Kosova e shënon ditën e çlirimit, ka mbajtur seancë ndaj Thaçit e të tjerëve. Edhe në ditën më Speciale të Republikës, 17 shkurtin, Gjykata pati vendosur t’ia vazhdoj paraburgimin shpallësit të Pavarësisë, Hashim Thaçit. Këto veprime kanë ngjallur reagim në Kosovë.
Çka ndodhi në Speciale, në ditën e çlirimit
Avokati i Thaçit kundërshton pyetjet e Prokurorisë: Janë spekulime
Ditën e 12 qershorit, e njohur në vendin tonë si dita e çlirimit, kur u futën trupat e NATO-s, në Kosovë, Thaçi dhe Avokati i tij, patën punë me Prokurorinë në Hagë.
Pasi ka folur për një qendër që ai pretendon se janë ndaluar njerëzit në Bajgorë, dëshmitari i tetë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve, ka përmendur për një person që sipas tij është marrë në pyetje në brenda objektit.
Duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorisë, dëshmitari i mbrojtur ka thënë se kishte dëgjuar se personit të koduar me numrin 1 i ishin bërë pyetje me zë të lartë.
Derisa prokurorja Silvia D’Ascoli e ka pyetur atë se çfarë mendon se kishte ndodhur në atë dhomë, kjo pyetje është kundërshtuar nga avokati kryesor i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe.
Prokurorja D’Ascoli: Në bazë të atyre që dëgjuat, si menduat ju, çfarë po ndodhte aty në atë dhomë?
Avokati Kehoe: Këto janë spekulime, po kërkohet se çfarë mendonte kur në fakt mund të dëshmohet vetëm çfarë ka dëgjuar.
Gjykatësi Smith: Pranohet kundërshtimi.
Prokurorja D’Ascoli: A mund të dëgjonit ju se çfarë po ndodhte brenda dhomës?
Dëshmitari: Në bazë të kuptimit, që kam arrit me kuptu ka qenë intervistë, për arsye se është kërkuar llogari ndaj një personi të caktuar.
Pas kësaj, me kërkesë të ZPS-së seanca ka vazhduar e mbyllur për publikun.
“Koiçidencë”: Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Thaçit bash në Ditën e Pavarësisë
Gjykata Speciale, ndonëse është ditë pushimi në Kosovë, e pati vazhduar punën e saj, anipse është gjykatë e Kosovës. Dhomat e Specializuara e patën marrë një vendim pikërisht në Ditën e Pavarësisë, e i cili ka të bëjë bash me lexuesin e Deklaratës së Pavarësisë. Specialja ka vendosur t’ia vazhdojë paraburgimin ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Në vendimin e publikua, Gjykata Speciale thekson se arsyet e mbajtjes së Thaçit në paraburgim vazhdojnë të jenë të qëndrueshme. Sipas Prokurorit të Specializuar, në shumë rastë paraburgimi i Thaçit është parë si i justifikueshëm.
Pasi numëroi disa arsye për nevojën e vazhdimit të paraburgimit, Gjykata Speciale tregoi se çka saktësisht ka vendosur për Thaçin.
“Për arsyet e lartëcekura, Paneli nëpërmjet kësaj:
Urdhëron vazhdimin e ndalimit të z. Thaçit; dhe Urdhëron ZPS-në të paraqesë parashtresat për shqyrtimin e radhës së ndalimit të z. Thaçit, jo më vonë se të hënën, 27 mars 2023, me përgjigje dhe kundërpërgjigje, duke ndjekur afatin kohor të paraparë në Rregullin 76” – shkruhet në vendimin e nënshkruar nga ana e gjyqtarit Charles L. Smith.
“Harresa e qëllimshme”
17 shkurti i vitit 2023 ishte përvjetori i dytë pa Thaçin, i cili gjendet në Hagë si i parabugosur për dyshimet për krime të luftës. Në përvjetorin e 15-të të Kosovës së pavarur, Thaçi u harrua qëllimisht nga ana e krerëve aktualë të Kosovës. Asnjëri nga liderët e Kosovës, pra Albin Kurti, Vjosa Osmani e Glauk Konjufca, nuk dënjuan që ta përmendnin emrin e njeriut që e ka lexuar Deklaratën e Pavarësisë.
E gjithë kjo duket të jetë e mirëmenduar. Përgjatë historisë politike, Kurti e Osmani, por edhe Konjufca, ishin kundërshtarë të Thaçit, i cili, përderisa ishte aktiv në politikë, kishte triumfuar disa herë elektoralisht kundrejt tyre. Gjuha e Kurtit e Osmanit ishte jashtëzakonisht e ashpër kundër Thaçit, të cilin vazhdimisht e akuzonin për korrupsion, krim e marrëveshje të këqija në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Kurti e Osmani nuk e kanë vizituar Thaçin as në Hagë, ku gjendet nga viti 2020, ndonëse Kurti ka kohë që ka paralajmëruar një vizitë të tillë.
Para deputetëve, Osmani, Konjufca dhe Kurti e kanë kujtuar sakrificën e gjithë popullit për liri dhe i kanë falënderuar aleatët për mbështetjen, por nuk e kanë parë të arsyeshme të përmendin emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët po përballen me një padrejtësi në Hagë.
“Jam e nderuar që sot, në ditëlindjen 15-të të Kosovës sonë, të mund të ju drejtohem nga foltorja e Kuvendit. Më lejoni ta përgëzoj secilin qytetar për kontributin në ndërtimin e shtetit tonë të përbashkët. Ta kujtojmë pijetarin e shtetësisë sonë, presidentin historik, dr. Ibrahim Rugova. T’i kujtojmë bijtë e bijat tona, të cilët, të rreshtuar në UÇK, sakrifikuan jetën e tyre, komandantin historik, Adem Jasharin. T’i kujtojmë përfaqësuesit e institucioneve të pavarura që kontribuuan për këto 15 vite në shtetndërtim”- deklaroi Vjosa Osmani.
Sakrificën e UÇK-së e ka përmendur edhe kryeministri Albin Kurti.
“Shkurti është muaj me më së paku ditë, por mes tyre ka një ditë që për nga denduria e peshës kombëtare dhe historike, ka efekt zgjatues ndaj përjetimit tonë të kësaj periudhe. Ajo është dita e 17-të e muajit shkurt, ditëlindja e Pavarësisë së Kosovës. Akti i deklatrimit të Pavarësisë së Kosovës shënon hapjen e një kapitulli të pakthyeshëm në historinë moderne të Kosovës” – deklaroi Kurti.