Lajme
Heshtje në ‘kampin’ konservator të VV-së për daljen e Kurtit në paradë
Demokracia
12:39 | 12 Qershor 2023

Share:

Dalja e kryeministrit Albin Kurti në Paradën e Krenarisë në mbështetje të komunitetit LGBT të shtunën ishte e rëndësishme. Por, në ‘kampin’ konservator të parisë së tij vazhdon heshtja.

Kurti nuk ishte lideri i parë i Kosovës që dilte në Paradën e Krenarisë të LGBT-së. Por, megjithatë, për të ishte e para herë që merrte pjesë.

Ai kishte ‘flirtuar’ për kohë të gjatë me vlerat konservatore duke afruar në parti shumë figura konservatore.

Sidoqoftë, duket se kryeministri i vendit kohët e fundit po kërkon që të profilizohet më theksueshëm ideologjikisht. Kjo u vërejt edhe në zgjedhjet e brendshme të partisë së tij, ku kandidatëve për pozita partiake raportohet se u shtrohej pyetja: a jeni për apo kundër Projekt-Kodit Civil, shkruan Nacionale.

Se ka mospajtime në lidhje me çështje të tilla u vërejt edhe para disa ditësh, kur sërish nuk kaloi Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar.

“Përgjithmonë FAMILJA! Shnosh.” – shkroi pas pjesëmarrjes së Kurtit në paradë, deputeti i VV-së Gramos Agusholli.

Sidoqoftë, deputetët tjerë të zëshëm konservatorë të VV-së si Eman Rrahmani e Visar Korenica vazhdojnë të qëndrojnë të heshtur.

Të ngjashme