Kuvendi i Kosovës, më 7 qershor 2023, ka miratuar Ligjin e Sanksioneve të Shënjestruara kundër Shkelësve të Huaj të të Drejtave të Njeriut, i njohur ndryshe si Akti Magnitsky.
Pas miratimit të këtij ligji, presidentja Vjosa Osmani është lavdëruar për të.
Megjithatë, ky akt ishte miratuar në vitin 2020, kur në krye të qeverisë ishte Ramush Haradinaj.
“Parlamenti ynë ka miratuar Aktin Magnitsky, duke përmbushur kështu një tjetër angazhim që kemi marrë në Samitin për Demokraci. Kosova vazhdon të udhëheq me shembull në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e drejtësisë”, ka shkruar Osmani.
Our Parliament has adopted the Magnitsky Act, thus fulfilling another commitment we’ve made at the #SummitforDemocracy.
🇽🇰 continues to lead by example in safeguarding human rights and championing justice. I commend Minister @albulenahaxhiu_ for her work on this crucial law.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 9, 2023
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, kishte njoftuar se në mbledhjen e qeverisë ishte miratuar vendimi për Aktin Magnitsky.
Together w/ the establishment of the #Kosovo #Magnitsky Act, we sanctioned individuals who are responsible for gross human rights violations. The #Kosovo #Magnitsky Act is the first in Southeast Europe. We remain a pillar of Euro-Atlantic orientation for region. @Billbrowder
— Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) January 29, 2020
Nga ajo kohë ligji kishte mbetur pa shkuar në Kuvend, pasi që Kosova priste që të shkonte në zgjedhje dhe të formohej qeveria e re. /Demokracia.com/