Lajme
Halimi: Kurti duhet të reflektojë sepse liria dhe siguria jonë varen nga SHBA-ja, NATO e BE-ja
Demokracia
13:29 | 11 Qershor 2023

Share:

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka përkujtuar 24 vjetorin e çlirimit të Prishtinës, ku me këtë rast ka folur edhe për situatën politike në vend.

Halimi ka thënë se tash në këtë kohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të reflektoj sepse siguria e vendit varet nga marrëdhëniet me SHBA, NATO e BE-në.

“Ndaj, kur vendi sot ndodhet në situatën më të brisht të lëkundjes së këtij raporti, Kryeministri Albin Kurti duhet të reflektojë sepse liria dhe siguria jonë varen nga aleancat dhe partneritet tona me ShBA dhe BE e NATO”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme