Lajme
“Ta dëbojmë Biden e korruptuar nga Shtëpia e Bardhë”, Trump s’dorëhiqet, paralajmëron kandidaturën e tij për zgjedhjet e ardhshme presidenciale
Demokracia
13:09 | 11 Qershor 2023

Share:

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të shtunën se nuk do të tërhiqet nga fushata presidenciale për zgjedhjet e 2024-ës, përkundër padisë së dytë ndaj tij për materiale të klasifikuara të shtetit.

“S’do të dorëzohem kurrë”, deklaroi Trump. “S’do të pengohem kurrë”, citohet të ketë thënë ai.

“Më 5 nëntor 2024, ne do t’i rezistojmë institucioneve të korruptuara politike”, tha ai më tej. “Do ta dëbojmë një president krejtësisht të korruptuar, Joe Biden, nga Shtëpia e Bardhë, në mënyrë që t’i përfundojmë punët që i kemi filluar”.

Trump po akuzohet në 37 pika për keqpërdorimin e materialeve të klasifikuara dhe përpjekjet për të parandaluar marrjen e tyre nga qeveria federale, sipas aktakuzës.

Me gjithë pengesën ligjore, ai vazhdoi paraqitjet e para publike që kur këshilltari special i Departamentit të Drejtësisë Jack Smith përshkroi akuzat në aktakuzë.

Sido që të jetë, Trump ka paralajmëruar edhe më herët që nuk do të tërhiqet nga gara presidenciale.

Të ngjashme