Sot në Prishtinë është mbajtur Parada e Krenarisë, ku për herë të parë ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kreu i Qeverisë nga sheshi kryesor i Prishtinës kishte premtuar se do të kujdeset për ta kaluar në Kuvend Kodin Civil kur të dërgohet për miratim.
Megjithatë Kurti brenda partisë së tij ka disa deputet që kanë shprehur kundërshtitë e tyre për projekt Kodin Civil që lejon martesat e gjinisë së njëjtë.
Një nga ta është edhe deputeti Gramos Agusholli.
I njëjti ka bërë një reagim sot në profilin e tij, duke shkruar “Përgjithmonë familja. Shnosh’.