Lajme
“Parada e krenarisë” | Ambasada amerikane publikon fotot, e “sanksionon” Kurtin
Demokracia
22:58 | 10 Qershor 2023

Share:

Amerikanët e kanë “sanksionuar” sërish kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka publikuar fotografi nga “Parada e Krenarisë”, e cila u mbajt sot në Prishtinë, në të cilën Kurti mori pjesë për herë të parë.

Megjithatë, Kurti nuk shihet askund në fotografitë e publikuara nga ambasada.

Pas mbarimit të paradës, në një postim në Facebook, Ambasada e SHBA-së ka shkruar se kanë qenë krenar që sot janë bashkuar në Paradën e Krenarisë në mbështetje të barazisë për të gjithë.

Ambasada e SHBA-së ka bërë thirrje për t’iu bashkuar festimit të forcimit të diversitetit në Kosovë, kontributit të personave të komunitetit LGBTQI+ në Kosovë dhe në gjithë botën.

Ndryshe, SHBA dhe BE kanë kërkuar nga Kurti që të përshkallëzojë situatën në veri të vendit, të krijojë mundësi për zgjedhje të reja në veri ku do të marrin pjesë edhe serbët si dhe të fillojë punën për zbatimin e Asociacionit./Demokracia.com/ 

/Demokracia.com/ 

Të ngjashme