Auto&Tech
EBay thotë se në të ardhmen do t’i pranojë kriptovalutat
Demokracia
09:43 | 04 Maj 2021

Share:

EBay ka lënë të hapur mundësinë që në të ardhmen t’i pranojë kriptovalutat si formë pagese dhe po e shqyrton mundësinë që t’i fusë ato në platformën e saj, shkruajnë mediat e huaja, raporton Demokracia.com.

Tashmë një numër i madh i kompanive ka filluar të pranojë këto valuta si formë e pagesës.

Tesla veçse po pranon kriptovaluta si pagesë për veturat elektrike, deri sa gjiganti i pagesave “PayPal” filloi t’ua mundësojë këto pagesa konsumatorëve të tij në platformat online.

“Gjithnjë shikojmë format më relevante të pagesave dhe do të vazhdojmë kështu. Nuk kemi ndonjë plan imediat, porse kriptovalutat janë diçka te të cilat jemi të përqendruar”, thuhet në një deklaratë të eBay. /Demokracia.com/

Të ngjashme