Kosova ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e qershorit që i zhvillon në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, shkruan Demokracia.com.
Dardanët fillimisht me 16 qershor përballen me Rumaninë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa tri ditë më vonë udhëtojnë për Budapestë të Hungarisë ku përballen me Bjellorusinë.
Bjellorusia është e dënuar nga UEFA për t’i zhvilluar ndeshjet janë territorit të saj pas mbështetjes që i dha Rusisë për pushtimin e Ukrainës.
Bjellorusët kanë zgjedhur Hungarinë si nikoqir i ndeshjes me Kosovën, derisa loja do të zhvillohet në stadiumin “Szusza Ferenc” në Budapest.
Stadiumi është i vogël me një kapacitet prej 12.600 ulëseve, megjithatë ndeshja do të luhet pa praninë e tifozëve. /Demokracia.com