Lajme
Studentët serbë i bashkohen protestës në Zveçan
Demokracia
13:48 | 08 Qershor 2023

Share:

Studentët serbë të të ashtuquajturit “Universiteti i Prishtinës” me seli në veri të Mitrovicës, ju janë bashkangjitur protestuesve sot në Zveçan.

Ata, të veshur me bluza të bardha me mbishkrimin “Dil vogëlushe” që është titull i një kënge, të cilën edhe e kënduan gjatë performancës së tyre, kanë përçuar mesazhin që policët e Kosovës të dalin nga ndërtesa e Komunës së Zveçanit.

Margareta Smiljaniq, përfaqësuese e organizatës studentore nga Serbia, tha se ka ardhur sot këtu për t’u solidarizuar me serbët e Kosovës.

Protestuesit këtu po vazhdojnë të qëndrojnë nëpër tendat e improvizuara dhe numri i tyre është i konsiderueshëm.

Një helikopter i KFOR-it herë pas here po e vëzhgon nga ajri situatën, e cila në këtë komunë konsiderohet të jetë e qetë, por nën tension, shkruan Kosovapress.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur gjashtë policë të Kosovës dhe 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që serbët kanë sulmuar edhe gazetarët

Të ngjashme