Lajme
Kurti shkon në Mitrovicë, por nuk guxon të kalojë në pjesën veriore të qytetit
Demokracia
19:58 | 07 Qershor 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot ka vizituar Kampin e Policisë së Kosovës në Belvedere të Mitrovicës.

Ai i ka quajtur “të çeliktë” oficerët policorë që shërbejnë në këtë stacion. Kurti ka thënë se paraprakisht ka vizituar palestrën “Minatori” për ta parë demonstrimin e xhudistes së njohur, Majlinda Kelmendi.

Në Belvedere, Kurti ka thënë se është njoftuar me aksionet dhe operacione e Policisë së Kosovës në atë pjesë.

Megjithatë Kurti nuk ka pasur guxim që të shkojë në pjesën veriore të Kosovës, aty ku për ditë të tëra policët e Kosovës po rezistojnë ndaj grupeve kriminale serbe për t’i mbrojtur kryetarët shqiptarë. Madje Kurti nuk ka kaluar as në pjesën veriore të Mitrovicës. /Demokracia.com/

Të ngjashme