Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksident të trafikut.
Rasti ka ndodhur në fshatin Polac, konkretisht në segmentin rrugor Skenderaj-Drenas.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.
Zahiti tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin e Mitrovicës.
“Në aksident është përfshirë një veturë”, tha Zahiti.