Lajme
​Përfaqësuesit e Listës Serbe për herë të parë nuk shihen mes protestuesve në Zveçan
Demokracia
11:35 | 06 Qershor 2023

Share:

Dhjetëra qytetarë serbë në Zveçan janë duke qëndruar nëpër tendat e improvizuara të vendosura para ndërtesës së kësaj komune, duke protestuar kështu kundër prezencës së Policisë së Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë të komunave veriore të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.

Ndërsa përfaqësuesit e Listës Serbe për herë të parë nuk shihen në mesin e protestuesve.

Protestuesit herë pas here po dëgjojnë muzikë me këngë nacionaliste kushtuar Kosovës.

Ushtarët e KFOR-it në numër simbolik dhe pa armatim janë duke qëndruar përballë protestuesve.

Situata në këtë komunë aktualisht është e qetë./KP

Të ngjashme