Zyra e Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike në Beograd ka raportuar sot që shqiptarëve të Medvegjës që janë mbi 30-vjeq e që nuk kanë kryer obligimin ushtarak t’iu dërgohen ftesa që të lajmohen për kryerjen e shërbimit ushtarak në Serbi.
Sipas drejtorit ekzekutiv të IAMN Fatmir Shehollit këto ftesa kanë për qëllim që shqiptarëve të Luginës së Preshevës e që jetojnë në Kosovë tu merret nënshtetësia e Serbisë pasi që është paradoksale tu dërgohen ftesa për kryerjen e obligimit ushtarak pas moshës 30-vjeçare.
IAMN shprehë shqetësimin e madh për inicimin e kësaj iniciative nga shteti serbë që ka për qëllim të vetëm frikësimin dhe asimilimin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.