Prishtina ka dyfishuar epërsinë ndaj Gjilanit, në finalen e Kupës së Kosovës në futboll.
Për kryeqytetasit shënoi Mërgim Pefqeli, në minutën e 78-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
Pefqeli shënoi një gol mjaft të bukur nga distanca
Prishtina tani po udhëheq me rezultatin 2:0 dhe duket shumë afër triumfit në këtë garë.