Lifestyle
Këto ushqime të ‘shëndetshme’ janë po aq të dëmshme sa duhani
Demokracia
18:06 | 03 Maj 2021

Share:

Dietat e paekuilibruara vrasin më shumë njerëz në ditët e sotme sesa pirja e duhanit. Shkencëtarët zbuluan se mungesa e ushqyesve të rëndësishëm mund të dëmtojë shëndetin tuaj. Megjithatë disa produkte, të cilat ne i përfshijmë në dietën tonë për cilësitë e tyre të ashtuquajtura të dobishme, mund të jenë gjithashtu shkatërruese për trupat tanë.

Demokracia ju sjell disa nga ushqimet që janë po aq të dëmshme sa pirja e duhanit.

Lëngjet e frutave – Kur ata shtrydhen humbin pothuajse të gjitha vlerat ushqyese. Është më mirë të hani fruta ne vend të tyre.

Sushi – Përmbajtja e tyre është shumë e pasur me kalori për shkak të majonezës, djathërave, vajrave etj.

Peshku i rezervuarit – Jo vetëm që nuk ka lëndë ushqyese të shëndetshme, por gjithashtu përmban aditivë kimikë që përdoren për t’i rritur me shpejt.

Ushqimet pa yndyrë – Mund t’ju duket e shëndetshme por në fakt ju po konsumoni një sheqer.

Drithërat – Njihen si të shëndetshme, por shumica prej tyre janë kokrra të rafinuara. Marrja e shtuar e tyre mund të rezultojë në diabet, sëmundje të zemrës dhe mbipeshë.

Buka e bardhë – Buka e bardhë është një tjetër produkt i bërë nga drithëra të rafinuar që nuk kanë ushqyes të shëndetshëm as fibra.

Soja – Shumica e fasuleve të sojës janë modifikuar gjenetikisht, që do të thotë që vështirë se merrni ndonjë prej ushqyesve prej tyre.

Të ngjashme