Lajme
“Kreu i Leposaviqit është vëllai i dëshmores së atdheut që u flijua me Fehmiun dhe Xhevën” | Kurti kishte lënë pa punë vëllain e heroinës së kombit
Demokracia
19:27 | 04 Qershor 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka treguar se Lulzim Hetemi, kreu i Leposaviqit është vëllai i dëshmores Fatime Hetemi, e cila kishte rënë bashkë me dëshmorët Fehmi e Xhevë Lladrovci.

“Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, për çdo ditë i merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme prej shumë anëve që ky të dalë prej zyres së tij. Çka s’i thonë: disa e marrin me të mirë, disa jo më të mirë, e disa të dyja këto njërën pas tjetrës. Lulzim Hetemi është vëllau i dëshmores Fatime Hetemi (që ra heroikisht si ushtare e UÇK-së bashkë me Fehmi e Xhevë Lladrovcin më 22 shtator 1998). E falënderoj Kryetarin Lulzim nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj.”, ka shkruar Kurti.

Kurti i përmend dëshmorët sa herë dëshiron të përfitojë politikisht, shkruan Demokracia.com, por kur vjen puna për t’i mbështetur ai bënë krejt të kundërtën, madje duke i lënë pa punë, ashtu siç kishte ndodhur me vëllain e dëshmores Xhevë Lladrovci, Fitimin.

Kur erdhi në pushtet Kurti nuk ia vazhdoi mandatin Fitim Krasniqit, vëllait të heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci.

Qeveria e Kosovës, në qershor 2021 nuk ia kishte vazhduar mandatin Fitim Krasniqit.

Vendin e tij e zuri Arben Krasniqi.

Vëllai i heroinës Xhevë Lladrovci e ushtroi këtë detyrë për më shumë se 15 vjet.

Gjatë kohës së tij në Kryeministri, Krasniqi ka përcjellë disa kryeministra.

Sipas informacioneve të publikuara në web-faqen e Kryeministrisë, Krasniqi është emëruar sekretar që nga nëntori i 2005.

Ai ka qenë sekretar në kohën kur kryeministra kanë qenë Bajram Kosumi, Agim Çeku, dy mandate të Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt, Avdullah Hoti dhe për pak kohë në dy mandatet e Albin Kurtit./ Demokracia.com/

Të ngjashme